tartakut

Nga Wiktionary

TARTAKUT m.

  • 1. Sëmundje e rëndë që u bie kuajve ose gomarëve e që shfaqet me të dridhura. U ra tartakuti kuajve. E hëngërt (e fshiftë, e zëntë) tartakuti! mallk.
  • 2. shar. Njeri i ulët, njeri i keq. Ik, more tartakut!
  • 3. mospërf. Dreq, djall. Ç'tartakut ke? Ku tartakutin është? Tartakut qe kjo punë. U kalli tartakutin.
  • 4. bised. Të ftohtë i madh që na hyn e na jep të dridhura si në ethe. I hyri tartakuti. E preu tartakuti.