takohem

Nga Wiktionary

TAKOHEM vetv.

  • 1. Ndeshem me dikë në rrugë arë një vend tjetër; i jap dorën dikujt a përshëndetem me dikë kur e ndesh diku, piqem me një njeri që më del përpara. U takua me shokun (me mikun, me një të njohur). U takuan padashur (rastësisht). Takohen çdo ditë. Mali me mal s'takohet, njeriu me njeriun takohet. fj.u.
  • 2. Piqem me një mik, me një të njohur, me një të dashur etj. dhe rri me të një kohë për t'u çmallur, për të biseduar etj.; i dal përpara dikujt për ta përshëndetur, e pres si mik. Takohem me një shok (me një shoqe). Takohem me miqtë. U takua me delegatët. U takuan në mbrëmje.
  • 3. Shkoj te dikush a thërres dikë për t'i thënë diçka, për të zgjidhur një çështje, për t'i marrë mendimin a për t'i dhënë llogari, për t'iu ankuar, për t'i kërkuar diçka etj.; mblidhem së bashku me të tjerë për të rrahur një çështje, për të vendosur për një gjë etj. Takohemi me punëtorët (me fshatarët). U takua me zgjedhësit. U takua me kryetarin (me ministrin, me shkrimtarin). U takuan në kongres (në mbledhje).
  • 4. vet. veta III. Puqet një gjë me një tjetër, afrohen dy a më shumë gjëra sa të piqen njëra me tjetrën; bashkohet me një tjetër. Takohen çatitë (majat e pemëve). Takohen anët (buzët) e dy dërrasave. Takohen dy shkronja. Takohet t-ja me h-në. Ku takohet qielli me tokën ku duket sikur qielli prek tokën.
  • 5. vet. veta III. Ndeshet diçka në jetë, në punë etj., haset, del përpara. Mund të takohen disa vështirësi (pengesa). Takohen dukuri të panjohura. Takohet nganjëherë (shpesh, rrallë).
  • 6. sport. Ndeshem me një tjetër, zhvilloj një garë sportive me dikë, luaj me dikë. U takuan në fushë asnjanëse.
  • 7. Pës. e TAKOJ 4,6,9.
  • Më takohen sytë me dikë shkëmbej vështrimin me një tjetër, shihem sy ndër sy me dikë. Kur të takohet (të bashkohet, të puqet) qielli e toka (qielli me tokën) iron. shih te QIELL,~I.