tabak

Nga Wiktionary

TABAK I m.

  • Fletë e madhe dhe e hollë letre, llamarine etj.; fletë e madhe letre për të shkruar, e palosur më dysh; fletë letre për duhan. Një tabak letër. Tabak i madh llamarine. Tabak kartoni (lëkure). Tabak duhani. Pres tabakët. Mbush dy tabakë me shkrim të imët.

TABAK II m. vjet.

  • Lëkurëregjës. Dyqani i tabakëve. Lagjja (rruga) e tabakëve.