syze

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

SYZE f. vet.

  • Dy xhama të posaçëm, të ngërthyer në rrathë prej metali a plastike, që vihen para syve për të partë më mirë ose për të mbrojtur sytë nga drita e fortë dhe nga dëmtues të ndryshëm; gjyzlykë. Syze dielli (të zeza). Syzet e errëta të metalurgut. Rrathë syzesh. Krahët e syzeve. Këllëf (kuti) syzesh. Vë (heq) syzet. Mban syze.
  • I vë syze (gjyzlykë) dikujt përpiqet ta mashtrojë dikë, kërkon t'ia paraqitë diçka ndryshe nga ç'është në të vërtetë. E shikon (e sheh) me syze të errëta e sheh ose e paraqit gjendjen a një punë më të keqe se sa është në të vërtetë, e nxin punën. Gjarpër me syze (me gjyzlykë) shih te GJARP/ËR, ~RI.

SYZE mb.

  • Që ruan trajtën e rrumbullaket, që është si sy. Vezë syze vezë e skuqur pa ia prishur të verdhën.