sulm

Nga Wiktionary

SULM m.

  • 1. usht. Hedhje e menjëhershme dhe e shpejtë e forcave ushtarake mbi armikun për ta mundur e asgjësuar; kund. tërheqje. Sulm ballor (anësor). Sulm i rrufeshëm (i befasishëm, i papritur). Sulme ajrore (tokësore). Sulmi mbi kështjellën. Urdhri i sulmit. Ora e sulmit. Filloi (nisi) sulmin. U hodhën (kaluan) në sulm. I thyen (i sprapsën) sulmet e armikut. E mori me sulm. Bënë edhe një sulm. Brezi i sulmit sistem pengesash të ndryshme, të ndërtuara në fushën e stërvitjeve ushtarake. Në sulm! thirrje për të dalë nga llogoret e për t'u hedhur mbi armikun.
  • 2. Goditje e papritur me forca ushtarake, agresion. Sulm i armatosur. Sulm i pabesë.
  • 3. fig. Kritika e qortime të ashpra kundër dikujt a diçkaje ose veprime për të dëmtuar dikë a diçka; shpifje, trillime e të shara kundër dikujt a diçkaje. Sulmet e shfrenuara të shtypit borgjez e revizionist kundër udhëheqësve revolucionarë. Sulmet e revizionistëve kundër diktaturës së proletariatit. Sulm kundër burokratizmit. Hodhi poshtë sulmet e trillimet.
  • 4. fig. Punë me vrull të madh, e përqendruar në një periudhë të caktuar për të arritur përfundime të shpejta e sa më të mira; veprimtari me ngulm për të arritur diçka, për të mposhtur pengesat etj. Ditë (muaj, vit) sulmi. Hidhemi në sulm. Punojnë me sulm. Jemi gjithnjë në sulm.
  • 5. sport. Veprime të shpejta e të organizuara për të mposhtur kundërshtarin dhe për të arritur sukses në lojë; përmb. lojtarët e vijës së parë të skuadrës që kanë për detyrë të bëjnë këto veprime. Sulme të rrezikshme (të rrufeshme). Vija e sulmit. Sulm në krahun e djathtë. Organizojnë sulme pas sulmesh. Kaloi nga mbrojtja në sulm.
  • 6. Hov, vrull për t'u hedhur diku a për të kapërcyer matanë diçkaje; turr. Mori sulm. U hodh me sulm.