subjekt

Nga Wiktionary

SUBJEKT m.

  • 1. filoz. Njeriu si qenie e ndërgjegjshme, që ka aftësi të mendojë, të njohë sendet e dukuritë e botës dhe të veprojë me vullnetin e tij për të arritur qëllimet e dëshirat e veta (në kundërvënie me botën e jashtme si objekt i njohjes); kund. objekt. Subjekti dhe objekti i njohjes. Objekti ekziston pavarësisht nga subjekti.
  • 2. Një njeri a një grup njerëzish që marrin pjesë si veprues të vetëdijshëm e me vullnet në një proces a veprimtari. Nxënësi si subjekt i mësimit dhe i edukatës.
  • 3. drejt. Një njeri ose një institucion a ndërmarrje që hyn në marrëdhënie ligjore me shtetin me të drejta dhe detyra të caktuara; person ligjor. Subjekt i së drejtës. Subjekt i krimit ai që ka bërë një krim dhe që do të përgjigjet penalisht për të.
  • 4. spec. Njeriu që merret për ta vëzhguar për qëllime studimi ose për të nxjerrë prej tij të dhëna për një fushë kërkimi. Subjekti i eksperimentit. Gjeti një subjekt të përshtatshëm për studime dialektore.
  • 5. gjuh. shih KRYEFJAL/Ë,~A.
  • 6. logj. Ajo pjesë e gjykimit e cila pasqyron atë për të cilën bëhet fjalë dhe për të cilën pohohet ose mohohet diçka. Subjekti dhe predikati i gjykimit.
  • 7. Ajo që trajtohet a për të cilën bëhet fjalë në të folur ose në një shkrim; tema. Subjekti i bisedës.
  • 8. art. Tërësia e ngjarjeve, e veprimeve, e konflikteve etj. nëpërmjet të cilave dalin në pah karakteret e tiparet dalluese të personazheve dhe zbulohet përmbajtja e një vepre letrare; ngjarja që shërben si bazë për paraqitjen e figurshme në një vepër të pikturës a të skulpturës ose për shtjellimin e një vepre muzikore. Subjekti i romanit. Subjekt i marrë nga jeta e popullit. Subjekti i pikturës (i tablosë). Zhvillimi i subjektit. E ka marrë subjektin nga...