stuhishëm

Nga Wiktionary

STUHISHËM mb.

  • 1. Që është me stuhi; që është përfshirë nga shtrëngata. Mot i stuhishëm. Det i stuhishëm.
  • 2. fig. Që bëhet me vrull të madh e me shpejtësi; që zhvillohet rrëmbyeshëm. Kundërsulm i stuhishëm. Zhvillim (përparim) i stuhishëm i luftës revolucionare.
  • 3. fig. Që dallohet për sasi dhe fuqi të madhe; që bëhet me gjallëri të madhe, me ndeshje të ashpra mendimesh e pikëpamjesh. Brohoritje (thirrje, duartrokitje) të stuhishme. Mbledhje e stuhishme.
  • 4. fig. Që është i mbushur me ngjarje të vrullshme, me përleshje e luftëra. Vite të stuhishme. Periudhë (kohë) e stuhishme.