stan

Nga Wiktionary

STAN m.

  • 1. Vend me vathë e me kasolle për bagëtitë, për barinjtë e për bulmetin, i ngritur në mal për verë ose në vërri për dimër. Stan veror (dimëror). Stani në mat (në bjeshkë). Stanet e kooperativës. Barinjtë e stanit. Bulmeti i stanit. Qen stani qen i madh për të ruajtur bagëtitë. Ngritën një stan. I çuan bagëtitë në stan.
  • 2. Tufa e dhenve; kope, grigjë.
  • 3. fig. përb. Grup a kamp armiqësor. Stan renegatësh.
  • Stan pa qen vend ku hyhet e dilet pa rregull, han. Stan vorbash mospërf. shih te VORB/Ë,~A. S'bëhet stan me lepuj fj. u. nuk bëhet gjë me njerëz të paaftë a të papërshtatshëm, që nuk ngulen në një vend e nuk duan të punojnë në mënyrë të organizuar. Ai stan atë bulmet ka mospërf. nga i keqi mos prit gjë të mirë.