stacion

Nga Wiktionary

STACION m.

  • 1. Secili nga vendet ku ndalet dhe nga ku niset një mjet që bën një rrugë të caktuar vajtje-ardhje për bartjen e udhëtarëve e të mallrave; vendndalim; vendqëndrim. Stacion autobusësh. Stacion hekurudhor. Stacioni i trenit. Stacionet e metrosë. Shefi i stacionit. Ndalon (qëndron) në stacion. Zbriti dy stacione më pas.
  • 2. Qendër e posaçme, e pajisur me mjetet e duhura për të kryer një punë a një shërbim, për të prodhuar diçka ose për vëzhgime e kërkime. Stacion radiomarrës (televiziv). Stacion pompimi. Stacion mjekimi. Stacion ujërash termale. Stacion ndërzimi artificial. Stacion makinash e traktorësh (SMT). Stacion meteorologjik (sizmik). Stacion kërkimesh biologjike.