spirale

Nga Wiktionary

SPIRALE f.

  • 1. mat. Lakore që bën një sërë rrotullimesh rreth një pike a një boshti duke u zgjeruar në mënyrë të njëtrajtshme. Spirale kërmillore. Bën (vizaton) një spirale.
  • 2. tek. Përcjellës ose tel me përdredhje të shumta në trajtën e kërmillit. Spirale metalikë. Spiralja e ngrohëses.
  • 3. fig. Diçka që ka përdredhje të shumta, të cilat vijnë duke u zmadhuar ose duke u zvogëluar; vijë e lëvizjes së diçkaje në një rrugë ngjitëse a zbritëse me dredha si të kërmillit; rruga e ngjitjes në një shkallë më të lartë a e rënies së diçkaje me ndryshime të shpejta e të vazhdueshme dhe pa i përsëritur fazat e mëparshme. Spiralet e tymit. Fluturim në spirale. Lëvizje (zhvillim) në trajtë spiraleje.
  • 4. përd. mb. Që vjen duke u dredhur a lakuar rreth një pike a një boshti; që ngjitet a zbret në trajtë spiraleje. Vijë spirale. Shkallë spirale. Turjelë (sustë) spirale.