solemn

Nga Wiktionary

SOLEMN mb.

  • 1. Që bëhet me ceremoni të posaçme dhe me madhështi; që organizohet me rastin e një ngjarjeje të shënuar e me rëndësi të veçantë. Mbledhje (konferencë) solemne. Kremtime solemne. Miting solemn. Në këtë ditë solemne.
  • 2. Që jepet në mënyrë të vendosur, me seriozitet dhe rëndësi të veçantë. Betim (premtim) solemn.
  • 3. Që ka tipare serioze, madhështore e të ngritura; hijerëndë e i lartë. Stil solemn. Ton solemn. Në mënyrë solemne.