siguri

Nga Wiktionary

SIGURI f.

  • 1. Të qenët jashtë çdo rreziku dhe të papriture; gjendje pa ndonjë rrezik a të keqe të papritur, sigurim. Siguria shoqërore. Siguria në punë. Ruajtja e lirisë dhe e sigurisë. Kërcënimet e imperializmit kundër sigurisë së popujve. Mungesë sigurie.
  • 2. Vërtetësia e plotë e diçkaje; mungesa e çdo dyshimi në lidhje me diçka; bindja e plotë se diçka është e vërtetë, e përpiktë a e drejtë. Dihet (nuk dihet) me siguri. Me siguri matematike me siguri të plotë.
  • 3. Besimi në diçka; bindja e plotë a besimi i patundur për t'i dalë në krye një pune ose se gjithçka do të shkojë mirë, ashtu siç duhet, siç parashikohet, siç dëshirohet. Siguria në të ardhmen (në ditën e nesërme). Siguria në vetvete. Ndjenja e sigurisë. Flet me siguri. Do të vijë me siguri do të vijë patjetër, jam plotësisht i bindur që do të vijë.
  • 4. Të qenët i sigurt, pa lëkundje e mëdyshje në veprim. Siguria e lëvizjeve të duarve. Punon me siguri.