shushunjë

Nga Wiktionary

SHUSHUNJË f.

  • 1. zool. Krimb parazitar i ujërave të ëmbla, me trup unazor shumë të zhdërvjellët, që ushqehet me gjakun e kafshëve të ndryshme duke u ngjitur në trupin e tyre dhe që përdoret edhe në mjekësinë popullore për të marrë gjak. Shushunjë mjekësore. Shushunjë kali. Lëshoi (vuri, hodhi) shushunjat. Të ngjitet si shushunjë. keq. (për një njeri që të qepet e s'të ndahet).
  • 2. fig. keq. Njeri që të ngjitet e s'të ndahet për një punë të tijën. Është shushunjë e keqe.
  • 3. fig. keq. Shfrytëzues i egër e i pashpirt, gjakpirës. Shushunja gjakpirëse. Çliruan popullin nga shushunjat.
  • Rri si shushunja në hi rri si i vdekur, nuk lëviz e nuk ndihet fare. Shushunja e dardhës zool. kandërr me ngjyrë të zezë të ndritshme e me flatra të tejdukshme, që dëmton dardhën, vishnjën, qershinë e pemë të tjera. Shushunja e të lashtave (e drithërave) zool. lloj buburreci me ngjyrë blu në të gjelbër e me shkëlqim metalik, që dëmton të lashtat.