shurup

Nga Wiktionary

SHURUP m.

  • 1. Lëng pemësh me sheqer, i zier e i trashur së bashku me to kur bëhen reçel ose i përgatitur veç; pije freskuese që bëhet me një lëng të tillë dhe me ujë. Shurup i trashë (i hollë). Shurup portokalli (pjeshke, thane, qershie, trëndafili, manaferrash). Reçel me shumë (me pak) shurup. Iu trash shurupi glikosë. Pinë nga një shurup me ujë mineral.
  • 2. farm. Bar që është si lëng i trashë, i ëmbëlsuar me sheqer dhe që përgatitet zakonisht me lëngje bimësh ose me lëndë të tjera. Shurup për kollë. Shurup me vitamina. Pi një lugë shurup.