shumës

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

SHUMËS mb. gjuh.

  • 1. Numri shumës: formë e kategorisë gramatikore të numrit, që tregon se është fjala për dy a më shumë frymorë, sende a dukuri ose që veprimi, gjendja a tipari cilësor ka të bëjë me dy a më shumë frymorë, sende a dukuri; tërësia e trajtave gramatikore të këtij numri. Emër (mbiemër, përemër) në numrin shumës. Veta e parë (e dytë, e tretë) e numrit shumës. Zgjedhoj foljen në numrin shumës.
  • 2. si em. ~, ~I m. ~A, ~AT. Numri shumës. Shumësi i shquar (i pashquar). Shumësi i emrave. Shumës mirësjelljeje. Mbaresat e shumësit. Flet në shumës.