shumëngjyrësh

Nga Wiktionary

SHUMËNGJYRËSH mb.

  • 1. Që ka ngjyra të ndryshme, që është ngjyra-ngjyra; që është i ngjyrosur me shumë ngjyra. Basmë (shami, çadër, veshje) shumëngjyrëshe. Fishekzjarrë shumëngjyrësh. Flamurë shumëngjyrësh. Qilim (livadh) shumëngjyrësh. Lule (flutura) shumëngjyrëshe.
  • 2. fig. libr. Që përbëhet nga parti a nga rryma të ndryshme politike ose nga përfaqësues të tyre (për qeveritë etj.); kund. njëngjyrëshe. Qeveri shumëngjyrëshe. Bashkim politik (koalicion) shumëngjyrësh.