shumëkëndësh

Nga Wiktionary

SHUMËKËNDËSH m. gjeom.

  • Figurë gjeometrike që kufizohet nga një vijë e thyer. Shumëkëndësh i rregullt (i mysët, i lugët). Shumëkëndësh i brendashkruar (i jashtëshkruar). Shumëkëndësha të ngjashëm.

SHUMËKËNDËSH mb.

  • Që ka shumë kënde, që ka trajtën e një shumëkëndëshi. Figurë shumëkëndëshe. Dhomë shumëkëndëshe.