shtrigë

Nga Wiktionary

SHTRIGË f.

  • 1. Figurë e besimeve të kota, që përfytyrohej si një plakë e keqe, shumë e shëmtuar, e cila hante njerëz të gjallë dhe merrej me magji për të bërë të këqija e dëme. Shtëpia (shpella) e shtrigës. E ngrënçin shtrigat! mallk.
  • 2. keq. Plakë e keqe, pa fëmijë e pa njeri, që nuk do askënd; plakë e shëmtuar dhe me vese e huqe të këqija; grua shumë dorështrënguar, zemërngushtë e shpirtzezë. Shtrigë e keqe. E gënjeu shtriga.
  • 3. zool. Flutur që hyn natën në koshere dhe ha mjaltin; flutur nate që tërhiqet nga drita e vjen rreth llambës.
  • 4. përd. mb. keq. Shumë dorështrënguar; zemërngushtë e shpirtkazmë.
  • Kalë shtrigash (shtrige) zool. shih te KAL/Ë,~I. Zog shtrige (zog ferre, zog miu ) zool. shih te ZOG,~U.