shtojcë

Nga Wiktionary

SHTOJCË f.

  • 1. Ajo që i shtohet diçkaje kryesore, ajo që shërben për të plotësuar diçka tjetër që është kryesore; diçka që nuk qëndron më vete, por plotëson diçka tjetër kryesore; shtesë e vogël (edhe fig.). Shtojcë druri (hekuri). Shtojcë bujqësore. I vë një shtojcë. Punëtori në kapitalizëm është një shtojcë e thjeshtë e makinës. Shtojcë e ekonomisë së vendeve të zhvilluara kapitaliste.
  • 2. Pjesë e një vepre të shkruar, që përmban lëndë plotësuese ose sqarime për pjesën themelore dhe që i shtohet asaj në fund. Shtojcë e një traktati (e një marrëveshjeje, e një ligji, e një vendimi, e një rregulloreje). Libri ka dy shtojca.
  • 3. ndërt. Pjesë e kuzhinës e ndarë veçan, që zakonisht shërben për të gatuar dhe për të larë enët; aneks. Kuzhinë me shtojcë. Gatuajnë në shtojcë.
  • 4. përd. mb. Që i shtohet diçkaje më të rëndësishme a kryesore. Lëndë shtojcë. Punime shtojcë.