shtirem

Nga Wiktionary

SHTIREM vetv.

  • E paraqit veten ndryshe nga ç'jam a bëj sikur jam në një gjendje tjetër për të mashtruar të tjerët, për të përfituar diçka etj., shtirem, hiqem, mbahem si... Shtirej (si) mik. Shtirej (si) trim. Shtirej si i marrë ( si budalla, si i sëmurë). Shtirej si burrë i mirë. Shtirej sikur fle (sikur nuk sheh, sikur nuk dëgjon). Shtiret sikur nuk do (nuk ia ka qejfi). Dhelpra shtirej si e ngordhur.