shtirë

Nga Wiktionary

SHTIRË f.

  • Lakmi e madhe; babëzi.

SHTIRË I mb.

  • Që bëhet sa për sy e faqe për të mashtruar të tjerët, për të përfituar diçka etj., jo i sinqertë, shtinjak. Përzemërsi e shtirë. Gëzim i shtirë. Buzëqeshje (keqardhje) e shtirë.

SHTIRË II mb.

  • 1. Dështak, shtiak. Kec i shtirë.
  • 2. Që ka dështuar, që ka shtirë. Dele (dhi) e shtirë.
  • 3. fig. I dobët nga trupi, ligaç, ngordhalaq. Është si i shtirë.