shtëpi

Nga Wiktionary

Shqip[redaktoni]

Emër[redaktoni]

shtëpi f.

  1. Ndërtesë për të banuar (zakonisht për një familje a për familje të një gjaku); banesë; apartament ku banon një familje. Shtëpi e madhe (përdhes, dykatëshe, elbasançe)! Shtëpia jonë. Shtëpi fshati. Shtëpi me gurë (me tulla, me qerpiç). Shtëpi me dy (tre) kate. Shtëpi me avlli. Shtëpi me qira. Një shtëpi këtu, një atje. Oborri kopshti i shtëpisë. Bukë ( gjellë) shtëpie. Punët e shtëpisë. I zoti i shtëpisë. Detyra shtëpie detyra që nxënësi i bënë në shtëpi. Ku e ka shtëpinë? Eja nga shtëpia! Rri si në shtëpinë tënde! E mbushi shtëpinë plot me të mira. Shtëpinë shite, shokun mbaje! fj.u.
  2. Pjesëtaret e një familjeje që jetojnë se bashku në një shtëpi, familje; derë; familja e vështruar nga ana e kushteve dhe e nevojave të jetesës. Shtëpi e dëgjuar (e vjetër, e madhe, mikpritëse). Shtëpi pushke. Njerëzit e shtëpisë. Njeri i shtëpisë njeri që na vjen dendur në shtëpi dhe që e ndjejmë si të afër. Zonjë shtëpie. Mjeku i shtëpisë. Shtylla e shtëpisë. Ka qenë shtëpia e parë. Është nga shtëpia e mirë. Jemi një shtëpi ( të një shtëpie). Si i ka nga shtëpia? Fshat me dyqind shtëpi. S'ishte për shtëpi. Nuk mbahet shtëpia me miell hua fj.u.
  3. bised. Ndërtesë. Shtëpi e bukur. Shtëpi banimi.
  4. Dhomë. Shtëpi e zjarrit ( e bukës).
  5. fig. bised. Atdheu, vatra. Na kishte shkelur i huaji në shtëpi.
  6. Institucion shtetëror, i ngritur për të përmbushur nevoja të ndryshme kulturore, arsimore, edukuese, shëndetësore etj. të masave punonjëse; ndërtesa e një institucioni të tillë. Shtëpi botuese. Shtëpi kulture. Shtëpi pushimi. Shtëpia e lindjes. Shtëpia e fëmijës institucion edukues ku jetojnë e rritën fëmijët pa prindër. Shtëpia e pionierit. Shtëpia e foshnjës institucion shtetëror ku rritën dhe edukohen fëmijët e vegjël për të cilët nuk mund të kujdesen prindërit a të afërmit e tjerë të tyre. Shtëpia e pleqve. Shtëpia e mësuesit. Shtëpia e arsimit shëndetësor. Shtëpia e oficerëve
  7. Sipërmarrje a firmë tregtare kapitaliste.
  8. his. Dinasti, familje, derë. Shtëpia e Habsburgëve.
  9. bised. Vendi ku hyn bishti në vegla të ndryshme; vendi ku vihet guri në unazë; fole. Shtëpia e sëpatës ( e kazmës, e kosës). Shtëpia e unazës. Nuk e nxë bishtin shtëpia.
  • Ia ferrosi shtëpinë ( derën ) dikujt shih te FERROS. Na e harroj shtëpinë ( derën) shih te DER/Ë,~A. E mbylli shtëpinë derën shih te MBYLL. Iu mbyll shtëpia (dera) shih te MBYLLEM. Ora e shtëpisë euf. shih te OR/Ë,~A II. Pa plëng e pa shtëpi shih te PLËNG,~U 1. Me shtëpi e bagëti me te gjitha, me laçkë e me plaçkë. Shtëpi publike shih te PUBLIK,~E 1. Shtëpi pa qira thjeshtligj. shih te QIRA,~JA. E zuri shtëpia (tavani) shih te ZË. I bëj rrëke shtëpisë sime shih te RRËKE,~JA. Iu bë shtëpia hithërishtë shih te HITHËRISHT/Ë,~A. U bë ishte shtëpi me themel shih te THEMEL,~I. I vuri kyçin (drynin, çelësin ) shtëpisë shih te KYÇ,~I. I vuri ( i hodhi) rezën shtëpisë ( derës) shih te REZ/E,~JA. Iu vu ruba një (shtëpie) shih te RUB/Ë,~A. I zëntë shtëpia (oborri) bar! mallk. shih te BAR,~I I. Bën shtëpi në mes të udhës shih te UDH/Ë,~A. Po i hape derën, të rrëmben shtëpinë shih te DER/Ë,~A. Hyn e del si në shtëpinë e vet hyn e del a vepron lirisht, s'pyet asnjeri. Prish shtëpinë e bën kasolle, prishë diçka shumë të vlefshme për të bërë diçka të parëndësishme, prish bucela e bën kënaçe. Hesapi i shtëpisë nuk del në pazar fj. u. shih te HESAP,~I. I zoti e din ku i pikon shtëpia ( çatia) fj. u. shih te ZOTI (i). Në shtëpinë e të varurit nuk e zënë në gojë litarin fj. u. shih te VARUR (i,e).

Në gjuhët tjera[redaktoni]