shqetësoj

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

SHQETËSOJ kal.

  • 1. I prish qetësinë dikujt; e trazoj, e pengoj në punë, nuk e lë të qetë, e bezdis. Më shqetëson telefoni (zhurma e rrugës). Mos i shqetësoni të sëmurët! Mos ju shqetësoj? Më falni që ju shqetësova.
  • 2. I ngre mendjen a i prish gjakun dikujt, i shkaktoj një ankth; e vë në merak, e bëj të mos e ndiejë veten të qetë. Një çështje që na shqetëson. Shqetësoi gjithë kolektivin. Më shqetëson shumë kjo gjendje. Nuk e shqetëson asgjë.