shpresë

Nga Wiktionary
Wikipedia ka një artikull për fjalën:

Shqip[redaktoni]

Emër[redaktoni]

shpresë f.

  1. Besimi që kemi se do të na plotësohet një dëshirë, një qëllim a një synim; qëndrimi në pritje me një besim të tillë; ndjenja që kemi kur e shohim si të mundshme përmbushjen e një dëshire a arritjen e një qëllimi. Shpresa të mëdha (të pakta, të kota). Shpresa e fundit. Shpresat e popullit. Me shpresë se ... duke shpresuar se ... Pa shpresë shpëtimi. Një rreze (një shkëndijë, një fije) shprese. Gjendje pa shpresë. Shpreh (shfaq) shpresën se. . . Na mbushi me shpresë. U ngjalli (u dha) shpresa të reja. Kam (nuk kam) shpresë. E humbi (e hoqi) shpresën nuk shpreson më. Mbaj shpresë shpresoj. Var (mbështet) shpresën (shpresat) te dikush a te diçka shpresoj vetëm te dikush a te diçka për të arritur atë që dëshiroj. E preu shpresën nuk ka më shpresë, nuk shpreson më. Ia preu shpresat nuk e la më të shpresojë te dikush a për diçka. Më mban shpresa se ... shpresoj. Rronte (mbahej, mbante veten) me shpresë (me shpresa) shpresonte më kot për një kohë të gjatë. Ia shoi (ia varrosi, ia ftohu) shpresat. E mbajti me shpresa. Nuk iu përgjigj shpresave tona nuk bëri atë që pritnim.
  2. Njeriu a sendi tek i cili shpresojmë; njeri a grup njerëzish me veti, aftësi e mundësi të veçanta, prej të cilit pritet shumë a gjithçka në të ardhmen; besimi që kemi te dikush dhe dëshira e madhe që ky ta përligjë atë. Shpresa e prindërve (e familjes). Rinia është shpresa e atdheut. Socializmi është shpresa dhe e ardhmja e gjithë popujve.Shpresen e donin budallenjt qe thonin qe do behej ky vend.
  • Jep shpresë premton se do të ecë përpara, se do të bëhet një njeri me vlerë në këtë ose në atë fushë. E gënjen shpresa shpreson më kot se...

Në gjuhët tjera[redaktoni]