shpërthej

Nga Wiktionary

SHPËRTHEJ kal.

  • 1. Hap diçka të mbyllur duke e thyer a duke e shqyer, shkallmoj (për të hyrë, për të dalë a për të marrë diçka me forcë). Shpërtheu derën (kanatet). Shpërtheu tavanin (dyshemenë). Shpërthyen dyqanet e tregtarëve (hambarët e bejlerëve). Shpërthyen burgun.
  • 2. zakon. veta III. Kapërcen me vrull e me forcë kufijtë e diçkaje, del jashtë kufijve. Shpërtheu kufijtë e ngushtë të një krahine.
  • 3. edhe jokal. Shkoj përpara me vrull, duke çarë frontin a mbrojtjen e armikut. Shpërthyen mbrojtjen e armikut. Shpërthyen rrethimin. Shpërthyen në drejtim të fshatit.
  • 4. Filloj menjëherë dhe me vrull një veprim ose një varg veprimesh. Shpërthyen një sulm të fuqishëm (një fushatë të gjerë). Shpërthyen kryengritjen (luftën).
  • 5. jokal. vet. veta III. Çel me vrull (për lulet), mbin me vrull e menjëherë (për bimët). Shpërtheu fara. Ka shpërthyer gruri. Shpërtheu ahu. Kanë shpërthyer buçet e pambukut. Si lulja kur shpërthen.
  • 6. jokal. vet. veta III. Fillon të dalë jashtë me shumicë e me vrull, pëlcet; del jashtë shtratit të zakonshëm, vërshon (për ujërat). Shpërtheu vullkani. Shpërtheu uji (nafta, gazi). Shpërthyen ujërat (përrenjtë). I shpërtheu gjaku. I shpërthyen lotët.
  • 7. jokal. vet. veta III edhe fig. Lind, shfaqet a fillon menjëherë, me vrull e me forcë të madhe; shfaqet papritur dhe fillon të përhapet me shpejtësi e në shkallë të gjerë. Shpërtheu stuhia (furtuna). Shpërtheu pranvera (dimri). Shpërtheu zjarri. Shpërtheu mendimi krijues (hovi revolucionar) i masave. Kanë shpërthyer garat (aksionet me goditje të përqendruar). Shpërtheu lufta (kryengritja). Shpërthyen grevat (demonstratat, përleshjet). Shpërtheu kriza. Shpërtheu terrori fashist. Shpërtheu kolera (murtaja).
  • 8. kryes. jokal. fig. I lë ndjenjat e mia të shfaqen lirisht e me vrull; shpreh me vrull e me zjarr qëndrimin tim ndaj diçkaje. Shpërtheu në vaj. Shpërtheu gazi. Shpërthyen duartrokitje të stuhishme (thirrje, brohoritje). Shpërtheu entuziazmi i masave. Shpërtheu me zemërim (me vrull).
  • 9. jokal. vet. veta III. Pëlcet (për lëndë plasëse ose për armë që përmbajnë lëndë të tillë). Shpërthyen minat (granatat, fishekzjarrët). Bomba nuk shpërtheu.
  • Shpërthyen retë ranë shira të mëdha, u përmbysën retë, u zbraz qielli. Shpërtheu një derë (një portë) të hapur shih te HAPUR (i,e). I shpërtheu (i plasi) mina ndër duar shih te MIN/Ë,~A.