shok

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

SHOK m.

  • 1. Njeri me të cilin jemi lidhur me miqësi gjatë jetës, në një punë a në një veprimtari të përbashkët ose në luftë për një çështje të përbashkët; njeri me të cilin kemi pikëpamje, mendime e interesa të përbashkëta, kemi moshë pak a shumë të afërt dhe shkojmë mirë njëri me tjetrin. Shok i mirë (i vërtetë, i rrallë). Janë shokë të ngushtë (të pandarë). Shok fëmijërie (vegjëlie). Shok shkolle (klase, banke). Shok i zemrës. Shok jete bashkëshort. Shok lufte. Shok armësh bashkëluftëtar për një çështje të përbashkët revolucionare e patriotike. Shokë mali. bised. ata që kanë shkuar bashkë në mal si partizanë. Shokë vuajtjesh (mjerimi). Ndërmjet shokësh. Shok për kokë. Bëri (ka) shumë shokë. Shkon mirë me shokët. Njeriu i mirë është shok. Shoku shok e puna punë. Trimi i mirë me shokë shumë. fj. u. Atij që i thërret shok, i ke thirrur vëlla. fj. u. Thuamë ç'shokë ke, të të them cili je. fj. u. Në rrezik e në nevojë shoku-shokun të ndihmojë. fj. u.
  • 2. Ai që është i ngjashëm me dikë nga aftësia a nga zotësia për një punë ose nga një veti e karakterit, nga një virtyt etj. I ka shokët të rrallë. Trim pa shok. Nuk e ka shokun. Nuk i gjendet shoku. Shok ka veten s'ka tjetër si ai, ka cilësi të veçanta. Ai me shokë. S'jam shoku i atij.
  • 3. Njeri me të cilin gjendemi a veprojmë së bashku në disa rrethana të caktuara. Shok pjesëmarrës. drejt. ai që bashkohet ose merr pjesë bashkë me një tjetër a me disa të tjerë në një punë, në një veprim etj., duke pasur interesa të përbashkëta me ta. Shok rruge (udhe) bashkudhëtar. Gjeta një shok. Na duhet edhe një shok.
  • 4. Ai që luan a që merr pjesë në të njëjtën skuadër ose ekip sportiv. I kaloi shokët. Ia pasoi topin shokut.
  • 5. Burrë a djalë, mashkull. U zgjodhën edhe shoqe, jo vetëm shokë. Kishte më shumë shokë se shoqe.
  • 6. si mb. ~, SHOQE drejt. Që është bashkuar me të tjerë në një traktat, në një marrëveshje a në një organizatë ndërkombëtare dhe që gëzon disa të drejta me të kufizuara në krahasim me anëtarët kryesorë. Fuqi shoqe. Anëtar shok.
  • 7. si përem. Njëri, tjetri. U mësuan shoku me shok. U zunë shok me shok.
  • Është shok me para shih te PARA,~JA. Vëllezër jemi, shokë s'jemi mund të jemi vëllezër a të kemi lidhje gjaku të afërta, por mund të kemi tipare, veti, interesa, pikëpamje e synime të ndryshme dhe të mos shkojmë mirë njëri me tjetrin. Shtëpinë shite, shokun mbaje! fj. u. për shokun e vërtetë mos kurse asgjë, miqësia e vërtetë s'ka të paguar. Kush i bën varrin shokut, bie vetë brenda fj. u. shih te VARR,~I.