shkarkoj

Nga Wiktionary

SHKARKOJ kal.

  • 1. Heq ngarkesën a barrën nga një mjet transporti ose nga një kafshë; zbraz një makinë, një karrocë etj., ia heq ose ia pakësoj ngarkesën; kund. ngarkoj. Shkarkoi drithin (tullat, gurët). Shkarkoi barrën. Shkarkoj vaporin (kamionin, vagonin, karrocën, qerren). Shkarkoj kalin (gomarin, mushkën). Shkarkoje edhe ca!
  • 2. Lë një ngarkesë në një vend të caktuar. I shkarkoi mallrat në stacion (në port, në kantier). Ia shkarkoi drutë në oborr (te pragu i shtëpisë). Ku do të shkarkojë?
  • 3. jokal. vjet. Zbres diku nga një mjet lundrimi për të qëndruar aty (zakonisht me familje e me plaçkat e shtëpisë), zbarkoj. Shkarkoi në Durrës. Shkarkoi me gjithë fëmijë.
  • 4. edhe fig. I heq diçkaje një ngarkesë të panevojshme, gjërat e tepërta, jo të domosdoshme, e bëj më të lehtë; kund. ngarkoj. Shkarkoj xhepat (çantën, valixhen). Shkarkoj dhomën nga sende zbukurimi të tepërta. Shkarkoj një program (një tekst) nga gjërat e tepërta.
  • 5. tek. Nxjerr jashtë a lë të dalë lirisht diçka që është e tepërt, e panevojshme ose e dëmshme. Shkarkoj ujin (avullin). Shkarkoj ajrin e ngjeshur. Shkarkoj rrymën në tokë.
  • 6. E heq një nëpunës a një ushtarak nga detyra që kishte. E shkarkuan nga detyra.
  • 7. fig. Lehtësoj a çliroj veten ose dikë tjetër nga një detyrim, nga një barrë a nga një përgjegjësi morale; kund. ngarkoj. Përpiqet ta shkarkojë veten (shokun) nga përgjegjësia.
  • 8. fig. Ia ngarkoj një tjetri një barrë; ia hedh dikujt tjetër fajin a përgjegjësinë për diçka. Deshi t'ua shkarkonte barrën të tjerëve. Ia shkarkuan atij atë faj.
  • 9. elektr. I heq a i pakësoj ngarkesën elektrike, bëj që të kalojë rryma elektrike nga një trup në një tjetër; kund. ngarkoj. Shkarkon akumulatorin (baterinë).
  • 10. jokal. Bie, qëllon (për rrufenë). Shkarkoi rrufeja në pyll.