shkëmb

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

SHKËMB m.

  • 1. Gur shumë i madh e i fortë, zakonisht me faqe të rrëpirëta e me thepa, që gjendet sidomos nëpër male, shkrep; gur i madh e i rëndë që mezi lëvizet nga vendi. Shkëmb i madh (i lartë, vigan). Shkëmb i nënujshëm. Çanë shkëmbin. E gjeti rrëzë një shkëmbi. Rrinte mbi një shkëmb (majë shkëmbit). Hipi (ngjitem) në një shkëmb. Ra (u rrëzua) nga shkëmbi. I vuri derës një shkëmb. Rrokullisnin shkëmbinjtë mbi armiqtë.
  • 2. gjeol. Masë minerale me ndërtim, me përbërje dhe me prejardhje pak a shumë të njëjtë, që formon pjesën më të madhe të kores së tokës. Shkëmb i butë (i fortë). Shkëmb vullkanik (gëlqeror, rreshpor, kristalor). Shkëmb i përshkueshëm (i papërshkueshëm) nga uji. Shkëmb graniti.
  • 3. ~A, ~AT. Stol, fron prej druri zakonisht me tri këmbë; karrige e thjeshtë prej druri. U ul në shkëmb.
  • 4. Përdheci i parmendës.
  • 5. përd. mb. I mbushur me shkëmbinj e me gurë të mëdhenj (për një truall a vend). Është vendi shkëmb.
  • 6. përd. mb. Shumë i ngurtë e i thatë, i fortë si gur. U bë toka shkëmb (nga thatësira). Ishte bërë buka shkëmb.
  • 7. përd. mb. Shumë i fortë, që s'tundet nga e tija. E ka kokën shkëmb është shumë kokëfortë, nuk merr vesh.
  • Si bletë shkëmbi shih te BLET/Ë,~A. Hedh farë në shkëmb (në ujë, në lumë, në det) shih te FAR/Ë, ~A. Gjuha çan shkëmbin (gurin) fj. u. shih te GJUH/Ë, ~A I. Qëndron si shkëmb graniti është i pathyeshëm e i papërkulur, qëndron i paepur.