sherbet

Nga Wiktionary

SHERBET m.

  • 1. Ujë me sheqer që e ziejmë derisa trashet dhe ua hedhim disa ëmbëlsirave. Sherbet i trashë (i hollë). Ëmbëlsira me sherbet. U lidh sherbeti u trash aq sa duhet për t'ia hedhur ëmbëlsirës. I hedh sherbetin bakllavasë (kadaifit).
  • 2. Pije që përgatitet me ujë e me sheqer dhe me ndonjë erë të mirë (me ujë trëndafili, me kanellë, me karafil etj.). Sherbet i ftohtë. Sherbet trëndafili. Një gotë sherbet. Pi sherbet.
  • 3. Ujë me gëlqere të holluar, që përdoret për të lyer. Sherbet gëlqereje. I heq një sherbet dhomës. Lyej me sherbet.
  • E piu sherbetin mospërf. vdiq.