shembull

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

SHEMBULL m.

  • 1. Qenie a send, sjellje, qëndrim, veprim a dukuri që shërben si gjedhe (model) për të tjerët e që ndikon tek ata. Shembull i mirë (pozitiv, i qartë). Shembull i keq (negativ). Shembulli vetjak. Jap shembullin e bëj i pari diçka. Marr (nuk marr) shembull nga dikush. Ndjek shembullin e dikujt. E bëj shembull dikë a diçka. E kam (e marr) si shembull. Shërben si shembull. Mësoj nga shembulli i të tjerëve (i prindërve, i shokëve).
  • 2. Sjellje, qëndrim a veprim shumë i mirë a i përsosur që meriton të ndiqet nga të tjerët e që i frymëzon ata; ai (ajo) që ka një sjellje a qëndrim të tillë ose që kryen një veprim të tillë. Shembull frymëzues (i shkëlqyer). Shembull vetëmohimi (heroizmi, guximi, trimërie, qëndrese, durimi, besnikërie, fisnikërie, zemërgjerësie, dashamirësie, pastërtie, çiltërie). Shembulli i më të mirëve (i të përparuarve, i komunistëve, i revolucionarëve). Është bërë shembull në mësime (në punë). E ka vajzën (djalin) shembull. E nxjerrin si shembull.
  • 3. Diçka e veçantë (një e dhënë, një fakt, një ngjarje, një dukuri etj.) që e përmendim për të sqaruar, për të shpjeguar a për të vërtetuar një mendim a një pikëpamje, një përfundim, një përgjithësim etj. Shembull tipik (i rëndomtë, i zakonshëm, i rrallë). Shembull i përshtatshëm (i papërshtatshëm). Shembull i njohur (bajat). Shembuj të shumtë (të paktë). Shembuj nga e sotmja (nga e kaluara, nga historia). Kërkoj (gjej) një shembull. E sqaroj (e shpjegoj, e vërtetoj) diçka me shembuj. Për shembull (shkurt. p.sh.) bie fjala, fjala vjen (përdoret pasi kemi shprehur një mendim, të cilin duam ta sqarojmë më mirë a ta vërtetojmë).
  • 4. Fjalë, fjali etj. që shërben për të sqaruar më mirë një rregull gramatikore ose për të treguar kuptimin e një fjale a përdorimin e saj. Shembull i goditur (i qartë, i thjeshtë, i bukur, i zgjedhur me kujdes, i mirë, i papërshtatshëm). Shembuj të vjetruar. Gjej (jap) shembuj. Pajis (plotësoj) me shembuj.
  • 5. Diçka a dikush që ngjan shumë me një tjetër ose që mund të krahasohet me të. S'ka shembull në histori. Është pa shembull. Është i vetmi shembull që njihet nga e kaluara.
  • 6. Dënim a ndëshkim i rreptë ose pësim i rëndë që bëhet mësim për të tjerët. E bënë shembull. E përdorën (vlejti) si shembull. U duhej një shembull.