shami

Nga Wiktionary

SHAMI f.

  • 1. Një copë pëlhurë, e prerë në trajtë katërkëndëshi, që mbahet për të fshirë hundët, djersën etj. Shami e bardhë (e qëndisur). Shami dore (hundësh, xhepi). Shami burrash (grash, fëmijësh). Laj shaminë. Fshij lotët (djersën) me shami. Tund (dredh) shaminë.
  • 2. Copë pëlhure prej pambuku a prej mëndafshi, e prerë zakonisht në trajtë trekëndëshi, që e përdorin gratë për të mbështjellë flokët. Shami e bardhë (e zezë). Shami koke (flokësh). Shamia e nusërisë. Shami me bedena (me ngjyra, me lule). Vë (lidh, heq) shaminë.
  • 3. Pëlhurë pambuku ose mëndafshi, e prerë zakonisht në trajtë trekëndëshi, me ngjyrë të kuqe ose me vizatime e me parulla, që e vënë pionierët, aksionistët etj. rreth qafës; shall. Shamia e pionierit. Shamia e aksionit.
  • Dogji shaminë shih te DJEG.