shaka

Nga Wiktionary

SHAKA f.

  • 1. Fjalë që thuhen për të qeshur e për t'u zbavitur në një rreth të njohurish, shokësh a miqsh ose që i drejtohen dikujt për ta ngacmuar pa të keq; lojë e vogël a rreng që i bëjmë dikujt për të qeshur me të, pa dashur ta fyejmë e pa ndonjë qëllim të keq. Shaka e hollë (e zgjuar). Shaka e rëndë (e trashë, e keqe). Shaka me lezet (me zarar). Shaka pa kripë (pa vend, pa zarar). E kaluan mbrëmjen me shakara. Këput shakara. Pranon (mban, ha) shaka. E thashë me shaka. E kam pa shaka. E mori me shaka nuk e mori me gjithë mend. E bëra për shaka.
  • 2. Lojë, sjellje e lehtë e joserioze; kuptim i përciptë i gjërave dhe qëndrim jo aq i matur e i përmbajtur. Mos bëj shaka! mos bëj lodra! S'bëhet shaka (s'ka shaka) me të. Të duket shaka ty?! S'është shaka ta mbarosh atë. Nuk i thonë shaka!
  • Bëj shaka me diçka e marr me të qeshur; tallem kot e me dëm. Shaka me thepa shih te THEP,~I.