sferë

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

SFERË f.

  • 1. mat. Trup i rrumbullakët, që i ka të gjitha pikat e sipërfaqes të baraslarguara nga qendra e vet, rruzull. Vëllimi i sferës. Sipërfaqja (rrezja) e sferës. Në trajtë sfere.
  • 2. Send që ka trajtën e një rruzulli. Sferë qelqi. Kushinetë me sfera.
  • 3. fig. Fusha brenda kufijve të së cilës zhvillohet një veprimtari ose ku përhapet një dukuri; lëmë. Në sferën ushtarake (politike). Në sferën prodhuese (joprodhuese). Sferë veprimi. Sferat e jetës. Sferat e punës së organizatës. Sferë mallkimi një ose disa vende që janë nën varësinë dhe kontrollin politik, ekonomik, ushtarak ose ideologjik të një shteti.
  • 4. kryes. Shtresë ose grup njerëzish që i përkasin të njëjtit mjedis shoqëror ose profesional; qarqe. Sferat e larta qarqet e larta sunduese në shoqëritë me klasa shfrytëzuese; zyrtarët e lartë. Në sferat diplomatike (tregtare).