senat

Nga Wiktionary

SENAT m.

  • 1. hist. Organi më i lartë i pushtetit shtetëror në Romën e lashtë të skllavopronarëve; kuvend i lartë shtetëror në disa republika të kohës së lashtë ose të mesjetës. Senati i Romës. Senati i Spartës. Senati i Venedikut (i Raguzës).
  • 2. Dhoma e lartë e parlamentit ose e kongresit në disa shtete me dy kuvende ligjvënëse, e përbërë nga përfaqësues të zgjedhur në mënyrë jo të drejtpërdrejtë dhe kryesisht sipas krahinave. Ndërtesa e senatit.
  • 3. hist. Organ i lartë qeveritar në Rusi para revolucionit, që bënte punën e gjyqit të lartë dhe mbikëqyrte veprimtarinë e organeve të tjera qeveritare.