sektor

Nga Wiktionary

SEKTOR m.

  • 1. gjeom. Pjesë e rrethit, e cila përfshihet ndërmjet dy rrezeve dhe harkut të tyre. Sipërfaqja e një sektori. Harku i sektorit.
  • 2. Pjesë e një sipërfaqeje toke, e një krahine ose e një qendre të banuar; nënndarje e gjerë organizative me një shtrirje të caktuar në një ndërmarrje prodhimi, shërbimi, transporti etj. sipas lëmit të punës. Sektorët e qytetit. Sektorët e një pylli. Sektori A (B...). Sektori lindor i frontit. Sektori i vrojtimit (i qitjes). Sektor pune. Sektor postar. Sektori i perimeve. Sektori i rrobaqepësisë. Sektori nr. 1 i minierës. Sektorët e hekurudhës (e hidrocentralit).
  • 3. Nënndarje e veprimtarisë së një institucioni kërkimor-shkencor ose e një administrate sipas fushave të veçanta e specialiteteve; punonjësit e kësaj nënndarjeje. Sektori i llogarisë (i financës). Sektori i albanologjisë (në një bibliotekë). Sektori i leksikologjisë (i gramatikës, i letërsisë). Sektori i historisë së re. Sektori i edukimit. Përgjegjësi i sektorit. Mbledhja e sektorit.
  • 4. ek. Degë e madhe e ekonomisë së vendit, që përfshin një veprimtari sipas llojit të prodhimit ose të marrëdhënieve në prodhim. Sektori shtetëror. Sektori kooperativist. Sektori i bujqësisë (i blegtorisë). Sektori i ndërtimit (i komunikacioneve, i tregtisë).