sekret

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

SEKRET m.

  • 1. Diçka që mbahet e fshehtë dhe nuk u tregohet të tjerëve; diçka që duhet ta dinë vetëm disa njerëz të caktuar e të ngarkuar për një punë; e fshehtë. Sekret shtetëror (ushtarak). Sekret profesional (mjekësor). Ruajtja e sekretit. Zbuloi një sekret. E ruan sekretin. Nuk mban sekrete për të. Mori vesh një sekret. I tregoi (i besoi) një sekret. Në sekretin më të madh në fshehtësi të madhe.
  • 2. Diçka që nuk është zbuluar a nuk njihet ende; një mënyrë a metodë pune që nuk njihet ose që e njeh vetëm ndonjë specialist i rrallë; e fshehtë. Sekretet e tokës (e nëntokës). Sekreti i një prodhimi. Sekreti i formulës së aspirinës. Zbuluan sekretin e energjisë atomike.
  • 3. Shkaku i fshehtë, i panjohur i diçkaje. Sekreti i suksesit (i fitores).

SEKRET mb.

  • 1. Që mbahet i fshehtë nga të tjerët; që e dinë vetëm disa njerëz të caktuar; i fshehtë. Plan sekret. Marrëveshje sekrete. Diplomaci sekrete. Kod sekret. Në një vend sekret. E mban sekret. Nuk është diçka sekrete.
  • 2. Që ka të bëjë me punë dhe detyra, të cilat nuk duhet të shpallen a të njihen botërisht; që lidhet me veprimtarinë e posaçme të organeve të ushtrisë, të policisë e të sigurimit të shtetit. Detyrë sekrete. Urdhër sekret. Shërbimi sekret. Policia sekrete. Agjent sekret. Tepër sekret.
  • 3. Që ka ndërtim a mekanizëm të ndërlikuar, të cilin e njeh vetëm kush e përdor. Bravë sekrete. Çelës sekret.