sebep

Nga Wiktionary

SEBEP m. bised. vjet.

  • 1. Shkak. Për sebepin e tij. Pa ndonjë sebep. U bë sebep për diçka. U zemërua pa ndonjë sebep. Nuk e di cili qe sebepi. Nuk ka ndonjë sebep. Për sebep të... për shkak të ...
  • 2. Arsye e kotë, shkak i rremë, vjegë ku kërkon të kapet dikush për një qëllim të caktuar, shkas. Gjen sebep. Kërkon (do) sebep. Sa për sebep.
  • 3. Rrethanë a ngjarje e jashtëzakonshme në jetën vetjake ose familjare (lindje, dasmë, vdekje etj.); rast. Sebep i mirë (i gëzuar). Ka një sebep. I ndodhi (i ra, i doli) një sebep. Shkuan në një sebep. Me këtë sebep me këtë rast.
  • Rroftë sebepi! iron. shih te RROJ.