sapun

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

SAPUN m.

  • 1. Lëndë e prerë në kallëpe ose lëng i trashë a pluhur, që përftohet duke zier sodën me yndyrë, tretet lehtë në ujë dhe përdoret për të larë trupin, rrobat etj.; një kallëp prej kësaj lënde. Sapun i fort (i lëngshëm). Sapun rrobash (teshash). Sapun fytyre (tualeti). Sapun rroje. Sapun pluhur. Sapun me erë. Një kallëp sapun. Shkumë sapuni. Flluskat e sapunit. Kuti (mbajtëse) sapuni. Fabrikë sapuni. Ujë me sapun. Fërkoj (laj) me sapun. Rrëshqet si sapun. Ngjyra sapuni ngjyra jo të theksuara, si të zbardhura e të buta, që përdoren në pikturë.
  • 2. vet. kim. Kripëra të acideve yndyrore të larta.
  • 3. përd. mb. bised. Shumë i dhjamur, shumë i majmë (për kafshët); shumë i shëndoshë e i ngjeshur (për fëmijët). Sapun qenka ky dash (cjap). I doli sapun viçi. E ka sapun foshnjën.
  • Flluskë sapuni diçka pa vlerë ose pa baza, që zhduket shpejt e pa lënë gjurmë. Sapun mbi gunë shih te GUN/Ë,~A. Sapun pa shkumë shih te SHKUM/Ë, ~A. Janë si sapuni me shparcën shih te SHPARC/Ë, ~A. E hëngri (e mori) sapunin për djathë shih te DJATH/Ë,~I. E shet sapunin për djathë shih te DJATH/Ë, ~I. Lule sapuni bot. shih te LUL/E,~JA.