sak

Nga Wiktionary

SAK I m. krahin.

  • Rrjetë peshkimi në trajtë të një traste me një rreth druri e me bisht të gjatë. Zë peshk me sak.

SAK II m.

  • Ai që u mbush gotat e rakisë njerëzve në tryezën e gostisë. Sonte të kemi vënë sak.

SAK ndajf. bised.

  • 1. Pa të meta; pa ndonjë gjymtim a cen. Pak e sak. Pak dolën sak nga beteja.
  • 2. Me të vërtetë, me siguri, me saktësi, pikërisht ashtu. E di sak. Ta them sak. Sak ashtu është puna.