sahat

Nga Wiktionary

Shqip[redaktoni]

Emër[redaktoni]

SAHAT m. bised.

  1. Vegël e posaçme për të matur kohën, që përbëhet nga një mekanizëm me kurdisje dhe nga një fushë e ndarë në dymbëdhjetë pjesë të barabarta, mbi të cilën rrotullohen akrepat e mekanizmit; orë. Sahat dore (xhepi). Sahat muri. Sahat me zile. Fusha e sahatit. Akrepat e sahatit. Zembereku i sahatit. Kurdis sahatin. Sa e ke sahatin? Si të shkon (si vete) sahati? Si punon sahati? Ecën para (prapa) sahati. Ka mbetur sahati është ndalur e nuk punon.
  2. Kullë e lartë me fusha ore në të katër anët për të parë kohën. Sahati i qytetit. Lulishtja pranë sahatit. Pret te sahati.
  3. tek. Vegël për të matur sasinë e energjisë elektrike që shpenzohet a sasinë e diçkaje tjetër që rrjedh; njehsor. Sahat elektriku. Sahati i ujit. Vendos sahatet.
  4. vjet. Njësia e kohës e barabartë me një të njëzetekatërtën pjesë të ditës e të natës; orë. Një sahat plot. E priti dy sahat. Bëri gjashtë sahat rrugë. Ka dy sahat që ka ardhur. U ngrit me dy sahat natë u çua pa zbardhur drita.
  5. Një kohë e caktuar kur bëhet a ndodh diçka; orë, kohë, çast. S'ka ardhur sahati. Ruan sahatin për të vepruar. I erdhi sahati i lig (i zi). Në sahatin e vdekjes në çastin e fundit para vdekjes. Ardhtë sahati i bardhë! ur.
  • Një sahat (orë, çast) e më parë shih tek OR/Ë,~A I. Punon si sahat punon shumë mirë, në mënyrë të përpiktë. Vete (ecën, shkon) puna sahat shkon puna shumë mirë, çdo gjë bëhet në kohën e duhur. Iu bë sahati mot dikujt iu duk sikur nuk po shkonte koha, mezi priti, u lodh a u mërzit duke pritur. E pa sa ishte sahati iron. e mori vesh, e kuptoi si qëndronte puna. Ç'sjell sahati nuk sjell moti fj. u. në një çast mund të ndodhë diçka shumë e rëndë; e keqja mund të bëhet në çast. I bie ora (sahati) gjithnjë dymbëdhjetë (shtatë, tetë) shih tek OR/Ë,~A I. Lule sahati bot. shih te LUL/E,~JA.