rrudhë

Nga Wiktionary

RRUDHË f.

  • 1. Vijë e përthyer në lëkurën e ballit, të fytyrës, të duarve etj., që bëhet kur mblidhet lëkura nga mosha, nga dobësimi, nga vuajtjet a nga një ndjenjë e rëndë; zhubër. Rrudhë e vogël (e madhe, e hollë, e trashë, e thellë, e gjerë). Rrudhat e ballit (e gojës, e buzëve, e syve, e duarve). Fytyrë gjithë rrudha. Iu shtuan rrudhat.
  • 2. Vijë e çrregullt, që mbetet në vendin ku mblidhet e ngjeshet një pëlhurë a një petk; palë e vogël në një petk; zhubër. Rrudhat e këmishës (e pantallonave). Fund me rrudha. I shtriu rrudhat me hekur. U bë kostumi me rrudha.
  • 3. kryes. Valëzim i lehtë në sipërfaqen e diçkaje; vija të ngritura e të thelluara në sipërfaqen e diçkaje. Rrudhat e enëve. Rrudhat e tokës. Rrudhat e drurëve. Rrudhat e trurit. anat. të ngritura e të thelluara në cipën e trurit. Rrudhat e maleve (e luginave). Rrudhat e detit (e liqenit). Formohen rrudha.