rrafshët

Nga Wiktionary

RRAFSHËT mb.

  • 1. Që nuk ka të ngritura e të ulura, që e ka sipërfaqen të drejtë në të gjithë shtrirjen, i sheshtë; që nuk e ka majën të ngritur, e shtypur. Tokë (arë, fushë) e rrafshët. Sipërfaqe e rrafshët. Udhë (rrugë) e rrafshët. Çati e rrafshët. Kësulë e rrafshët.
  • 2. I përfushtë, i nderë; kund. i thellë. Enë e rrafshët.
  • 3. fig. Që bëhet në mënyrë të njëjtë nga fillimi deri në fund, i shtruar. Valle e rrafshët.
  • 4. fig. I shtruar, i matur (për njeriun). Burrë i rrafshët. Është i rrafshët në kuvend.