rival

Nga Wiktionary

RIVAL m.

  • 1. Ai që hahet me dikë në një lëmë për t'ia kaluar ose për të shtënë në dorë diçka, që mund ta ketë vetëm njëri; ai që hahet me një tjetër për të fituar dashurinë e një gruaje. Rivali kryesor. Rival i rrezikshëm (i fortë). Ndeshja e rivalëve. E la prapa rivalin. E ka rival.
  • 2. Ai që ka cilësi dhe merita të njëjta a të krahasueshme me një tjetër. Nuk ka rival.

RIVAL mb.

  • Që synon t'ia kalojë një tjetri në një fushë ose që kërkon të futë në dorë diçka, të cilën e dëshiron edhe një tjetër; që është në rivalitet me një tjetër. Skuadër rivale. Forca (vende) rivale.