qymyr

Nga Wiktionary

QYMYR m.

1. Lëndë djegëse e ngurtë, në trajtë copash të zeza, që del nga djegia e ngadaltë e me pak ajër e drurit në gropa ose në furra të veçanta; thëngjill. Qymyr i thatë. Qymyr druri. Qymyr dushku (shkoze, lisi). Qymyr kalem lloj qymyri prej degësh të holla të djegura mirë e të pa thërrmuara, që e mban gjatë prushin. Pluhur qymyri. Një thes me qymyr. Ndez qymyrin. Bëjnë (djegin) qymyr. I zi si qymyr shumë i zi.

2. Gaz mbytës, që del nga prushi i padjegur mirë. E zuri qymyri. I dhemb koka nga qymyri. I doli qymyri.

3. bised. Qymyrguri. Qymyri i Memaliajit. Qymyret e vendit tonë. Hiri i qymyrit. Minierë qymyri.

4. përd. mb. Shumë i zi. I kishte flokët (sytë) qymyr. I qe bërë kurrizi (trupi) qymyr i qe nxirë kurrizi (trupi) nga të rrahurit.

  • E ka zënë qymyri shak. ka rënë në dashuri. Qymyri i bardhë uji si forcë lëvizëse për të dhënë energji. Qymyri i kaltër era si forcë lëvizëse për të dhënë energji.