qepë

Nga Wiktionary

QEPË f. bot.

1. Bimë barishtore me kokë të nëndheshme prej shumë fletësh të tulta, të mbledhura njëra mbi tjetrën, me rrënjë si tufë, me gjethe të gjelbra si bishta të hollë e të gjatë, të zbrazët brenda e të mbyllur në majë, që bën lule të vogla të mbledhura si çadër dhe fara shumë të imëta; koka dhe gjethet e kësaj bime me shije djegëse, që përdoren si ushqim. Qepë e bardhë (e kuqe). Qepë të njoma (të thata). Qepë djegëse (e ëmbël). Qepë e tharë. Qepë të grira (të skuqura). Kokë (fletë) qepe. Farë qepe. Lëng qepe. Bishtat e qepës. Karabushi i qepës. Cipa e qepës. Barut qepe. bised. farat e imëta të kësaj bime. Varg me qepë. Mish me qepë. Sallatë me qepë. Mbjell (shkul) qepët. I vë plagës qepë e kripë.

2. Pjesa e nëndheshme e disa bimëve, që ka trajtën e një koke të rrumbullakët e pak të zgjatur prej shumë fletësh të mbledhura njëra mbi tjetrën, qepore. Qepa e zambakut. Shumëzohet me qepë.

  • Cipë qepe diçka shumë e hollë, pothuajse e tejdukshme. S'prishet dasma për një qepë (për një limon) fj. u. shih te DASM/Ë,~A. Mos e prish jahninë për një qepë mos e prish gjithë punën e bërë për diçka të vogël, mos e prish një punë të rëndësishme për hiçgjë. Sikur qeni qepën të hajë! medoemos, me çdo kusht, patjetër, sido që të bëhet. Ngul qepë e shkul hudhra bën një punë të padobishme, krejt të kotë, bën më shumë dëm sesa punë të vlefshme. Sofrën shtroje edhe me bukë e qepë (e kripë) shih te SOF/ËR, ~RA.


QEPË DETI bot.

Boçkë.


QEPË GJARPRI bot.

Xhërrokull.