qartë

Nga Wiktionary

Shqip[redaktoni]

Mbiemër[redaktoni]

qartë mb.

  1. Që është fare i pastër e i tejdukshëm, i kthjellët (për lëngjet); kund. i turbullt. Ujë i qartë.
  2. Që nuk ka re, që nuk është i vrenjtur, i kthjellët (për qiellin, motin). Qiell i qartë. Ditë e qartë. Mot i qartë.
  3. Që dallohet mirë, që nuk është i ngatërruar ose i vështirë për ta shquar a lexuar; kund. i turbullt. Shkrim i qartë. Shkronja të qarta. Fotografi e qartë. Shëmbëllim i qartë.
  4. Që dëgjohet mirë e pa vështirësi, i tingëllueshëm, i pastër; i shkoqur. Zë i qartë. Tinguj të qartë. Shqiptim i qartë.
  5. fig. Që është i kuptueshëm e i lehtë për ta kapur, që është shprehur rrjedhshëm e në mënyrë të lidhur që është përcaktuar drejt; kund. i errët. Mendim (shpjegim, shtjellim) i qartë. Ide të qarta. Qëllim (synim) i qartë. Vepër (poezi) e qartë. Kjo pjesë nuk është aq e qartë në libër. Ka stil të qartë.
  6. fig. Që duket mirë dhe nuk lë vend për dyshime e ngatërresa, që nuk ka pika të errëta ose të pazgjidhura; i përcaktuar mirë; kund. i turbullt. Provë e qartë. Në mënyrë të qartë. Çështja është e qartë. Shembull i qartë shembull bindës që nuk lë vend për dyshim. Nuk ka një ide të qartë për këtë. I dha një përgjigje të qartë. Kjo është e qartë për të gjithë. E qartë si drita e diellit. Ia bëj të qartë dikujt
  • a) ia sqaroj,
  • b) i jap të kuptojë. Bëhet e qartë
  • a) sqarohet;
  • b) del në shesh, kuptohet. E kam të qartë nuk kam gjë të errët, e kam kuptuar mirë.
  1. Që e ka kuptuar drejt e mirë diçka, që e ka marrë vesh mirë diçka dhe nuk ka më dyshime. Jam i qartë për këtë. Ende nuk është plotësisht i qartë. Që është e hapur dhe shumë e ndritshme (për ngjyrën). Ngjyra të qarta.

Në gjuhët tjera[redaktoni]


Ndajfolja[redaktoni]

qartë ndajf.

  1. Në mënyrë që shihet a duket mirë, pa ndonjë turbullirë a pengesë për ta dalluar; në mënyrë të qartë; kund. turbull. Sheh qartë. E dallon (e shquan) qartë. Duken qartë edhe gurët e vegjël në fund të ujit. Fotografia ka dalë qartë. është shtypur qartë.
  2. Në mënyrë që dëgjohet mirë e pa vështirësi, pastër, shkoqur. E dëgjoi qartë. I shqipton fjalët qartë. Flet qartë.
  3. Në mënyrë të kuptueshme; rrjedhshëm e në mënyrë të lidhur. Flet (shpjegon, përgjigjet) qartë.
  4. Hapur dhe pa lënë vend për dyshime e ngatërresa, pa pika të errëta ose të pazgjidhura; në mënyrë të përcaktuar mirë. Del qartë. Tregon qartë. E përfytyron qartë. Ia tha qartë. Kjo e provon qartë.

Në gjuhët tjera[redaktoni]