qafë

Nga Wiktionary

QAFË f.

1. Pjesë e trupit të njeriut dhe të kafshëve, që bashkon kokën me trungun. Qafë e gjatë (e shkurtër, e hollë, e trashë). Qafa e njeriut. Qafa e kalit (e lopës, e lejlekut, e patës, e gjarprit). Arrëza e qafës. Damarët (muskujt, rruazat) e qafës. Gropa e qafës. Lugu i qafës. Përkul qafën. E mori (e rroku) në qafë e përqafoi. Iu hodh në qafë. I këputi qafën zogut (pulës). I hodhi lakun në qafë. Qafë më (për) qafe duke u zënë për gryke, duke ndenjur të përqafuar njëri me tjetrin.

2. Ana e prapme e kësaj pjese të trupit, zverku. E hipi në qafë. E mban në qafë (fëmijën).

3. Pjesë e një veshjeje rreth e rrotull grykës e zverkut; jakë. Qafa e këmishës (e xhaketës, e palltos). I është grisur (i është ndotur) qafa.

4. Pjesa më e hollë e këmbës ndërmjet pulpës dhe nyjës; pjesa më e hollë e dorës pranë kyçit të saj. Qafa e këmbës (e dorës).

5. Pjesa e sipërme e çorapeve a e çizmeve që arrin deri te gjuri ose pjesa e sipërme e disa këpucëve, që mbështjell këmbën nga nyja deri te pulpa. Qafat e çizmeve (e çorapeve). Këpucë me qafa. Me qafa të gjata (të shkurtra). Thuri (bëri) qafat e çorapeve.

6. Pjesa më e ngushtë a më e hollë e një ene, e një vegle, e një sendi etj. që zakonisht ndodhet midis dy pjesëve të tjera më të gjera ose që shërben për t'i bashkuar këto pjesë. Qafa e shishes (e gjymit, e ibrikut). Qafa e gozhdës. Qafa e furkës.

7. anat. Pjesa e zgjatur e një organi, e cila vjen duke u ngushtuar. Qafa e mitrës. Qafa e dhëmbit.

8. bot. Pjesa e ngushtë që bashkon trungun me rrënjët e një bime, qafëz. Qafa e rrënjës. Kalbëzimi i qafës.

9. Vendi më i ulët në kurrizin e një mali a të një kodre ose midis dy majave, ku zakonisht kalon udha për të vajtur në anën tjetër. Qafë mali. Qafa e kodrës. Qafa e Thanës. Qafa e Buallit. Kapërceu (kaloi) qafën. Doli në qafë.

10. Pjesë e kularit që mbështetet mbi zverkun e kaut, qafëz. Qafa e zgjedhës.

  • Pas qafe fare pranë, në rrëzë të veshit. I ra në (më) qafë dikujt

a) e shqetësoi dikë, e ngacmoi kot, e mërziti;

b) i ngarkoi një faj ose e qortoi pa të drejtë;

c) i ngarkoi një barrë; iu rëndua dikujt. I rëntë (i ardhtë) pas qafës (pas veshit)! mallk. shih te VESH ~I. Del (të nxjerr) po në atë (në një) qafë është po ajo gjë, themi po atë gjë; arrin në po atë përfundim, del po aty. Me dorë në qafë me shumë përzemërsi, shoqërisht. E drodhi qafën përçm. vdiq; ngordhi. Futi qafën diku u strehua në një vend, futi kokën. I ka hipur (i ka kërcyer) në qafë (në kurriz, në zverk) dikujt e ka mposhtur a e ka nënshtruar dikë, e ka vënë nën vete. M'u hiq qafe! (hiqmu qafe!) largohu e mos më mërzit!, mos më shqetëso!, më lër rehat! E hoqi qafe dikë a diçka shih te HEQ. Të paça më qafë (në qafën time)! qofsha (jam) unë fajtor për diçka të keqe që mund të të ndodhë, më thënç (më quaj) mua shkaktar për çdo pasojë të keqe a fatkeqësi; mos ki frikë; zotohem unë (i thuhet dikujt për ta nxitur që të bëjë një punë a një veprim me pasoja të paparashikuara). M'u këput qafa shih te KËPUTEM. Laku i qafës përb. shih te LAK,~U. Me lak në qafë shih te LAK,~U. E mori më qafë dike i solli dëm shumë të madh dikujt, e dëmtoi rëndë zakonisht me një veprim, qëndrim a udhëzim të gabuar, e fiku; e futi në një gjendje, në një rrugë etj. shumë të keqe. Të merr më (në) qafë! është shumë i mirë a shumë i bukur, është i përsosur, sa të mahnit me bukurinë a me cilësitë e mira që ka, të lë me gojë hapur. Më mbeti (më ngeli) në qafë dikush

a) më ngacmo kot, u kap me mua pa i bërë gjë;

b) m'u qep për diçka, nuk m'u nda, nuk më la të qetë derisa ia plotësova diçka. Ngrije qafën! mos u përul! mos u nënshtro! E nxora për qafe diçka hoqa shumë mundim me diçka që kisha marrë si të leverdishme, të lehtë etj., më doli për hunde. Deri në palcë të qafës shih te PALC/Ë,~A. Pres qafën (kokën) për diçka betohem me kokën time. Kur të shohë qafën (shpatullat, kurrizin, veshët, zverkun)! shih te SHOH. I ishte trashur qafa keq. shih tek TRASHEM. Theu (këputi) qafën (zverkun, arrëzën) shih te THYEJ. Thyej (këput) qafën (arrëzën)! keq. shih te THYEJ. E uli (e shtroi) qafën (kurrizin) përb. u nënshtrua pa kundërshtuar, uli zverkun. I varet në qafë dikujt i kërkon me përkëdheli e me lajka diçka, përpiqet t'i nxjerrë diçka me të mirë e pa iu ndarë. Ia vari (ia la, ia vuri) në qafë diçka ia ngarkoi një punë një tjetri, ia la atij si detyrë a si barrë. I zgjat (i shtrin) qafën dikujt i përulet dikujt, i bëhet urë. Zuri qafën (rruazën, zverkun) keq. shih te Zë. Iu bë qafa palë-palë (me pala)

a) u shëndosh shumë, u ngjall;

b) u bë i pasur, zuri dhjamë. I kanë rënë trutë në qafë tall. shih tek TRU,~RI. I ha qafa për këmborë (dashi) e kërkon vetë diçka jo të pëlqyer a të vështirë. Ia hodhi lakun në qafë (në fyt) dikujt shih te LAK, ~U. I hodhi (i vuri) lakun (litarin) në qafë (në grykë, në fyt) dikujt shih te LAK,~U. E kam ferrë për qafe diçka shih te FERR/Ë,~A. E ka mendjen (i ka mendtë) pas qafe (prapa kokës, pas shpine) shih te KOK/Ë,~A. E ka qafën me një dell shih te DELL,~I. E ka qafën të shkurtër

a) është njeri që nuk duron shumë dhe nuk e mban gjatë diçka të fshehtë;

b) flet pa u matur dhe pa u menduar mirë. S'ka qafë për atë këmborë! nuk është i zoti, nuk është i përshtatshëm për atë punë; nuk e meriton diçka. Paç veten më qafë! e ke vetë fajin për diçka të keqe që mund të të ndodhë, je vetë shkaktar për çdo pasojë (i thuhet dikujt për të mos e lënë të bëjë një punë a veprim që mund të ketë pasoja jo të mira). Këputtë dellin e qafës! mallk. shih te DELL,~I. Iu ktheftë qafa prapa! mallk. vdektë. Ia la gurin në qafë dikujt ia la si barrë. E lë në qafën tënde! e lë në ndërgjegjen tënde, e lë në dorën tënde. I kanë marrë erë në qafë dikujt ia njohin të mirat e të këqijat dikujt, e dinë sa i vlen lëkura; ia kanë marrë erën, ia kanë pirë lëngun. E mori më qafë gryk shih te GRYK/Ë,~A. Nuk e ngre kurrë qafën është shumë i përulur e i nënshtruar, nuk kundërshton kurrë; është gjithnjë kokulur. Ta nxjerr gjuhën nga qafa dikush shih te GJUH/Ë,~A I. I vajti goja prapa qafës u lodh shumë së foluri për të njëjtën gjë, i vajti goja prapa veshit, i ra gjuha së foluri. I vajti thundra në qafë iku me vrap shumë të shpejtë; iku me të katra. Vuri (futi) qafën në zgjedhë shih te ZGJEDH/Ë,~A. Nuk e vë qafën në litar shih te LITAR,~I. I vunë thembrën (këmbën) në qafë e nënshtruan, e mposhtën; e shtypën, e shkelën. Atë që ul qafën, e dhjesin pulat fj. u. thjeshtligj. shih te PUL/Ë, ~A. Mendja e madhe ta thyen qafën (zverkun) fj. u shih te MENDJ/E,~A. Nga lëviz qafa, kthehet koka fj. u. nga diçka më e vogël e më pak e rëndësishme varet diçka kryesore. I vari ujkut mëlçitë në qafë iron. shih te VAR.