punëtor

Nga Wiktionary

PUNËTOR m.

1. Në shoqërinë socialiste: ai që bën vazhdimisht punë drejtpërdrejt në prodhim (në industri, në ndërtim, në transport, në shpërndarje e në shërbime të ndryshme, ku përdoret fuqia e krahut dhe prona i përket gjithë popullit) dhe është pjesëtar i klasës punëtore, e cila përbën forcën udhëheqëse të diktaturës së proletariatit e luan rolin e hegjemonit në shoqëri. Punëtorët shqiptarë. Punëtor i përparuar (i ndërgjegjshëm). Punëtor krahu (transporti, ndërtimi, miniere). Punëtor i pararojës. Punëtorët e nëntokës (e industrisë, e peshkimit, e bujqësisë). Punëtorët e mirëmbajtjes (e ngarkim-shkarkimit). Virtytet e punëtorëve. Figura e punëtorit. Zotimet e punëtorëve. Aleanca e punëtorëve me fshatarët. U bë punëtor.

2. Në vendet kapitaliste ai që punon me mëditje dhe shfrytëzohet e shtypet nga borgjezia, ai që është i zhveshur nga pronësia mbi mjetet e prodhimit dhe që nuk zotëron asgjë tjetër veç fuqisë së tij të krahut, të cilën është i detyruar t'ia shesë kapitalistit për të siguruar mjetet e jetesës; proletar. Punëtor me mëditje. Grevat e punëtorëve. Pronari pushoi punëtorët nga puna.

3. Ai që kryen një punë a një detyrë të caktuar; ai që është në marrëdhënie pune, ai që punon diku, punonjës. Punëtor politik. Punëtor partie. Punëtor policie. Punëtorët e mendjes.


PUNËTOR mb.

1. Që merret me punë prodhuese, që punon drejtpërdrejt në prodhim, që punon në ato fusha ku përdoret fuqia e krahut. Gruaja punëtore. Rinia punëtore.

2. Që ka të bëjë me punëtorët, që u përket punëtorëve, i punëtorëve; që përbëhet nga punëtorë; që është karakteristik për punëtorët. Klasa punëtore. Lëvizja punëtorë. Kontrolli punëtor. Me origjinë (me gjendje) punëtore. Aristokracia punëtorë pjesë e vogël e klasës punëtore në vendet kapitaliste, që është vënë në shërbim të borgjezisë për të siguruar të ardhura më të mëdha e privilegje. Qeveri punëtore. Qendrat (rajonet) punëtore. Mendimi punëtor. Ndërgjegjja (thjeshtësia) punëtore.

3. Që punon shumë, që e do punën, që nuk ia përton punës. Njeri (nxënës, djalë) punëtor. Grua (vajzë) punëtore. Është shumë punëtor.

4. Që mund të punojë; që shërben për të bërë një punë, që mund të futet në punë; që lidhet me punën, i punës. Fuqia punëtore. Forca e lirë punëtorë. Ditë punëtore.

  • Bletë punëtore

a) bleta që bën mjaltë, bleta femër;

b) vajzë a grua që punon shumë e bën punë të mirë.