prodhim

Nga Wiktionary

Shqip[redaktoni]

Emër[redaktoni]

prodhim m. sh.

  1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve prodhoj, prodhohet. Prodhimi i drithërave (i duhanit, i gjalpit, i çelikut, i naftës). Prodhimi i filmave. Prodhimi i mjeteve të prodhimit (i mjeteve të konsumit). ek. Prodhimi i të mirave materiale. ek. Kafshët e prodhimit kafshët që japin mish, gjalpë, lesh etj. Uzina e prodhimit të plehrave azotike. Procesi i prodhimit tërësia e proceseve të veçanta, si rrjedhojë e të cilave del një send i gatshëm ose gjysmë i gatshëm. Fitoi nga prodhimi. Hyri në prodhim.
  2. Puna e drejtpërdrejtë që bëhet për nxjerrjen, përgatitjen a përpunimin e diçkaje në një ndërmarrje industriale, bujqësore etj.; puna e drejtpërdrejtë për të nxjerrë e përgatitur të mirat materiale; përmb. tërësia e vendeve a e qendrave ku kryhet kjo punë. Brigada e prodhimit. Njësi prodhimi. ek. Njerëzit e prodhimit. Mjeshtër prodhimi. Qendër prodhimi. Propaganda e prodhimit. Revolucionarizimi i prodhimit. Ritmet e prodhimit. Futja e shkencës dhe e teknikës së përparuar në prodhim. Lidh mësimin me prodhimin. Punë në prodhim. Punon në prodhim. Kaloi në prodhim. Vjen nga prodhimi. E kryen stazhin në prodhim.
  3. ek. Veprimtari e ndërgjegjshme ekonomike e njerëzve, që zhvillohet për të prodhuar sendet e përdorimit të përditshëm, vlerat materiale etj. të domosdoshme për qenien dhe zhvillimin e shoqërisë njerëzore. Prodhimi socialist prodhimi që mbështetet në pronën shoqërore mbi mjetet e prodhimit dhe që ka si qëllim themelor të plotësojë nevojat materiale e kulturore gjithnjë më të mëdha të masave të gjera punonjëse (në shoqërinë socialiste). Prodhimi (i zgjeruar) kapitalist. Prodhimi i vogël i mallrave prodhim që mbështetet në pronën private dhe në punën vetjake të prodhuese të vegjël, që nuk prodhojnë për vete, po për shitje. Mënyra e prodhimit. Mjetet e prodhimit. Marrëdhëniet në prodhim. Degët kryesore të prodhimit. Plani i prodhimit.
  4. Tërësia e të mirave materiale që prodhohen në një periudhë të caktuar në një degë të ekonomisë ose nga tërë ekonomia e një vendi; tërësia e sendeve të dobishme që prodhon një ndërmarrje e veçantë, një degë e industrisë etj. në një kohë të caktuar; çdo send me vlerë, mjet i veçantë etj., që prodhohet në një ndërmarrje, në një sektor a në një degë të ekonomisë; diçka që del nga duart dhe mendja e njeriut; çdo gjë që prodhohet. Prodhimi industrial (bujqësor, blegtoral). Prodhime ushqimore. Prodhime kimike. Prodhim letrar (artistik). Prodhime të gatshme (gjysmë të gatshme, të përfunduara). Prodhim i ri. Prodhim i madh. Prodhimi vjetor (mujor). Prodhim material tërësia e të mirave materiale që janë në natyrë dhe përpunohen e përshtaten për nevojat e njeriut, gjithë lëndët e para që përpunohen nga njeriu. Prodhimi shoqëror tërësia e të mirave materiale që prodhon shoqëria në një kohë të caktuar. Prodhime druri (çeliku, balte). Prodhime qumështi (sheqeri). Prodhime të përdorimit të gjerë. Prodhim për vete. ek. pjesë e prodhimit të përgjithshëm shoqëror, që krijohet nga puna e punonjësve për vete dhe shpërndahet në formën e pagës. Cilësia e prodhimeve. Vlera e prodhimit. Kostoja e prodhimit. ek. Çmimet e prodhimeve. Rritja e prodhimit. Rritën sasinë e prodhimeve. I shtuan prodhimet.
  5. mat. Numri që del kur shumëzohen dy a më shumë numra të tjerë. Prodhimi i dy numrave. Prodhimi dhe herësi.[1]

Etimologjia[redaktoni]

Shqiptimi[redaktoni]

Sinonime[redaktoni]

Antonime[redaktoni]

Fjalë të prejardhura[redaktoni]

Në gjuhë tjera[redaktoni]

Referencat[redaktoni]

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0