plep

Nga Wiktionary

PLEP m.

1. bot. Dru i lartë i familjes së shelgjeve, me trung të drejtë e me degë të holla të shtrira përpjetë, me gjethe në trajtë zemre, që rritet shpejt në vende me lagështirë dhe që ka lëndë të përshtatshme për ndërtim, për orendi shtëpiake, për prodhimin e letrës etj. Plep i bardhë plep deri në 35 metra i lartë, me lëvore në ngjyrë hiri të çelur, të lëmuar e të ndritshme, me gjethe me push të bardhë në faqen e poshtme. Plep i butë plep i zakonshëm, me trung të hollë e të gjatë, që rritet në fushat e vendit tonë. Plep i egër plep deri 10-15 metra i lartë, me kurorë të rregullt, me lëvore ngjyrë hiri, me gjethe vezake të dhëmbëzuara, me bisht të gjatë e pa push, që rritet zakonisht buzë përrenjve, në shpate malesh etj. Plep kavak plep i butë. Plep kanadez plep me kurorë të gjerë. Plep i zi lloj plepi deri në 25 metra i lartë, me lëvore ngjyrë hiri në të murrme. Dru plepi. Gjethe plepi. Dërrasë plepi. Pyll plepash. Mbjellin plepa. Është si plep ka shtat të lartë e të drejtë. U bëftë sa një plep! ur.

2. përd. mb. Që ka trup të drejtë, të hajthëm e të gjatë (për njerëzit). Ishte nusja plep.

  • Shkoi (vajti) plep shkoi mirë, vajti shtruar (biseda, muhabeti). Është gjethe plepi shih te GJETH/E, ~JA. U bë gjethe plepi shih te GJETH/E,~JA. Dridhej si gjethe plepi (lofate) shih te GJETH/E,~JA. Luan si gjethja e plepit shih te GJETH/E,~JA. Duhan plepi bot. shih te DUHAN,~I 1. Lule plepi bot. shih te LUL/E,~JA.